Gjimshiti dhe Kumbulla futbollistët me vlerën më të lartë në treg, por humbësi më i madh është lojtari i Romës. Broja ka rritjen më të madhe në 1 vit
Vlera totale e pesë futbollistëve më të shtrenjtë të Kombëtares Shqiptare të futbollit është 76 milionë Euro.
Kartoni i Berat Gjimshitit vlerësohet sipas sajtit të njohur “Transfermarkt”, 22 milionë Eurove. Mbrojtësi i Atalantas, 28 vjeç ka treguar rritje me paraqitjet e tij dhe vlera në treg është shtuar me 4 milionë Euro në 12 muajt e fundit.
Humbësi më i madh është lojtari i Romës, Marash Kumbulla. Në dhjetor të vitit 2020, qendërmbrojtësi vlerësohej 27 milionë Euro, por paraqitjet jo të mira të 21-vjeçarit të verdhekuqtë kanë bërë që të zhvlerësohet me 5 milionë Euro.
Kapiteni i kuqezinjve Elseid Hysaj ka një vlerë prej 13 milionë Euro në treg. Një vit më parë, futbollisti i Lacios kushtonte 1 milion Euro më shumë.
Rritje ka pasur edhe kartoni i mesfushroit kuqezi Nedim Bajrami. Futbollisti i Empolit në Shkurt të këtij viti vlersohej 5 milionë Euro, ndërsa pas 10 muajsh, Empoli kërkon për 21-vjeçarin 10 milionë Euro.
Ndërsa i pesti është Armando Broja, që është dalluar me golat e tij në Premier League. Huazimi te Sauthemptoni ka ndikuar në rritjen e vlerës së sulmuesit kuqezi. Kartoni i tij shkon në 9 milionë Euro, më e larta për 20-vjeçarin. Në Janar të 2021, Broja pjesë e Viteses në Holandë, kapte në treg vlerën 2.2 milionë Euro. Kartoni i tij është rritur me 6.8 milionë Euro, më shumë se sa lojtarët e tjerë kuqezinj.