Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama kryen homazhe këtë të diel tek “Varrezat e Dëshmorëve” me rastin e “5 Majit”, ditën e përkujtimit të të rënëve për atdhe.
Krerët e shtetit vendosën kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”, në nderim të të rënëve në luftën anti-fashiste.
Në homazhe morën pjesë edhe ministra e deputetë të mazhorancës qeverisëse.