Me kërkesë të SPAK, Gjykata ka vendosur konfiskimin e pasurive të Altin Çuçajt, i dënuar për trafik droge në Itali.
Referuar njoftimit zyrtar të bërë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korruposion, bëhet fjalë për një pasuri e përbërë nga 4 prona të lokalizuara në Vlorë dhe 5 makina luksoze. Këto pasuri ishin vendosur në emër të familjarëve të tyre, mes të cilëve edhe të vëllait të Altin Çuçajt, edhe ky i fundit i dënuar për trafik droge nga gjykata e Torinas në Itali.
Ky vendim ka ardhur pasi ka dyshime që kjo pasuri është vënë nga të ardhurat e përfituara prej aktiviteteve kriminale.
Njoftimi i SPAK:
“Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.01.2020, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.53 datë 13.04.2023 ka miratuar vendimin nr.19/99 datë 09.05.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Me këta vendime, Gjykatat (me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme) kanë vendosur konfiskimin e pasurive të shtetasit Altin Çuçaj (i dënuar për veprat penale të parashikuara në nenet 284/a dhe 333/a të Kodit Penal Shqiptar) dhe personave të lidhur me të si më poshtë:
1- Pasuri e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip. 902 m² dhe ndërtesë me sip.168 m², ndodhur në Vlorë në pronësi të shtetases A. Kondo.
2- Pasuria e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip. 105.6 m² dhe ndërtesë me sip.105.6 m², ndodhur në Vlorë, në pronësi të B. Çuçaj.
3- Pasuria e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip. 500 m² dhe ndërtesë me sip.183 m², ndodhur në Vlorë, në pronësi të B. Çuçaj.
4- Pasuria e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip.151 m² dhe ndërtesë me sip.62 m², ndodhur në Vlorë,në pronësi të M. Çuçaj.
5- Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Daimler Chrysler”, modeli “C270CDI”, në pronësi të A. Çuçaj.
6- Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Ford”, modeli “KUGA”, në pronësi të E. Çuçaj.
7- Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Mercedes Benz”, modeli “E350CDI”, në pronësi të M. Çuçaj.
8- Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “TOYOTA”, modeli “YARIS”, në pronësi të M. Çuçaj.
9- Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Daimler Chrysler”, modeli “ML320CDI”, në pronësi të B. Çuçaj”.