Ditën e nesërme, disa zona në Tiranë do të mbeten pa energji elektrike për shkak të një defekti në nënstacionin Dinamo.
OSHEE njofton se për shkak të remontit, të hënën do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 08:00 – 13:00.
Pa energji për 5 orë do të jenë zonat pranë Stacionit të Trenit, prapa Spitalit të Traumës, tek ish-parku i autobusëve dhe pjesërisht rruga “Don Bosko”.
Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, remonti në nënstacionin Dinamo ishte parashikuar.