Extra 5 sekrete bukurie franceze për një pamje të përsosur

5 sekrete bukurie franceze për një pamje të përsosur

Femrat franceze kanë diçka që nuk arrijmë ta kuptojmë! Flokët e shpupuritura në ditën e dytë, një gardërobë “chic” dhe ngjyra e lëkurës e përsosur, janë vetëm disa nga cilësitë pas të cilave jemi të fiksuar.

Këtu gjeni pesë këshilla për të arritur bukurinë perfekte të francezeve.

Make-up natyral

Femrat franceze përqafojnë bukurinë natyrale nga pak te jo make-up. Nëse do të shikonit brenda natës së një gruaje franceze, do të gjeni një korrektues, një ruzh e ndritshme dhe një buzëkuq i kuq. Gjithçka është lidhet për t’u dukur e palodhur.

Lëkurë e përsosur

Francezet investojnë për veten dhe rutinën e tyre të bukurisë. Femrat franceze bëjnë gjithçka për kujdesin e lëkurës, jo për makijazhin. Ato përdorin vajra esencial si “rosehip” dhe fara karotash për ta mbajtur lëkurën e freskët dhe ngjyrën e lëkurës perfekte.

Flokë të shpupuritura perfekte

Për femrat franceze, çdo gjë lidhet me cilësinë dhe t’i lësh gjërat jo kaq perfekte. Ato tentojnë të shmangin tharëset ose pjastrat dhe zgjedhin një paraqitje natyrale. Është paraqitja: “Sapo u çova nga krevati, por prapë dukem e përsosur”. Kështu që herën tjetër që doni tharësen e flokëve, mendohuni dy herë!

Kundra-rrudhave

Që kur francezet vejnë pak ose aspak makijazh, ato kuptojnë rëndësinë e bukurisë dhe të mbajtjes së një lëkure të shkëlqyer rinore. Si e bëjnë këtë? Francezet përgatiten për të luftuar rrudhat që kur janë adoleshente. Si t’i luftoni rrudhat herët? Kremi kundër diellit! Kjo dhe një regjim kundër rrudhave, sigurisht.

Relaksohuni dhe përkëdhelni veten

Jo, kjo nuk do të thotë që të shikoni filma vazhdimisht. Kjo do të thotë që të merrni më shumë kohë të përkëdhelni veten! Stili i jetesës evropian në përgjithësi është komplet ndryshe nga ai amerikan. Merrni më shumë kohë për veten tuaj, me një gjumë të mirë, i cili do t’ju japë shkëlqimin nga brenda jashtë!