Në një marrëdhënie sentimentale të shëndoshë nuk duhet të ketë kurrë dyshime dhe situata të paqarta. Respekti ndaj partnerit është thelbësor dhe është tulla e parë për bazën e një historie të gjatë dashurie.
Në dashuri, duhet të gjendet koha për t’i kushtuar veten partnerit. Nëse ndodh shumë shpesh që të kërkoni vëmendjen e mashkullit tuaj atëherë duhet të dini se kjo nuk është normale dhe ju meritoni një partner më të mirë.
Asnjëherë mos sakrifikoni veten për një person që pretendon të të dojë, por që nuk ju respekton, që kërkon të ndryshoni veten dhe të hiqni dorë nga dëshirat tuaja. Nëse jeni duke përjetuar një marrëdhënie të paqartë dhe keni vërejtur këto 5 sinjale, do bënit mirë të reflektonit.
1- Nëse më parë partneri ju është dedikuar juve dhe tani nuk e bën më, diçka ka ndryshuar dhe nuk është e vështirë të kuptohet. Ndoshta ndjenja ka ndryshuar.
2- Në një marrëdhënie të shëndetshme pak xhelozi është normale. Nëse keni vënë re se partneri juaj, nga ana tjetër, nuk shqetësohet më, ai ka humbur interesin.
3- Diçka ndryshoi në shtrat? A janë lënë pas dore marrëdhëniet dhe nuk e marrin më iniciativën? Kujdes, është një sinjal shumë i fortë se diçka nuk shkon.
4- Dalja ndonjëherë me shoqërinë është normale, por nëse partneri juaj del jashtë vetëm dhe pa ju nuk është absolutisht normale dhe është e drejtë që të parashtroni disa pyetje.
5- Toleranca ndaj jush është zvogëluar. Është normale nëse nganjëherë kjo provon padurim tek ju: mund të ketë probleme në punë dhe të të shohë si vendi më i mirë për tu shfryrë. Megjithatë, nëse këto episode të tolerancës së pakët janë rritur kohët e fundit nuk është normale dhe janë simptomë e diçkaje të gabuar.