Pesë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë informon se viktimat janë një qytetar nga Durrësi 60 vjeç dhe katër qytetarë nga Tirana të moshave 74-86 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë kryer 1740 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 405 qytetarë.
Rastet pozitive janë 166 në Tiranë, nga 24 qytetarë në Durrës, Korçë, nga 21 qytetarë në Elbasan, Berat, 15 në Fier, 14 në Kamëz, 12 në Vlorë, nga 11 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Kavajë, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Skrapar, Delvinë, Roskovec, Kurbin, nga 4 qytetarë në Krujë, Mat, Mallakastër, Dimal, nga 3 qytetarë në Këlcyrë, Përmet, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Devoll, Belsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Pogradec, Memaliaj, Divjakë, Mirditë, Tropojë, Has, Kukës.
Në të gjithë vendin janë 8036 pacientë aktivë me COVID19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 185,317 që nga fillimi i epidemisë.