Pesë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1615 raste të reja me virusin.
Viktimat janë tre qytetarë nga Tirana të moshave 67-79 vjeç, një qytetare nga Fieri 77 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 94 vjeç.
Rastet e reja kanë dalë nga 5621 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 2564 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë shënuar 230,193 raste shërimi nga COVID.
Aktualisht në vend janë 22,214 persona të infektuar me COVID.
125 persona janë të shtruar në spital, 7 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Statistika për datën 28 janar 2022 nga Ministria e Shëndetësisë
Raste të reja ditore 1615
Të shëruar në 24 orë 2564
Të shtruar në spitale 125
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 5621
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10185
Fier 1882
Shkodër 1817
Vlorë 1496
Elbasan 1359
Durrës 1201
Gjirokastër 1101
Korçë 890
Berat 902
Lezhë 865
Kukës 308
Dibër 208