Pesë persona, mes të cilëve një 38 vjeçar, kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë tha se nga 1513 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 228 qytetarë, duke bërë që vendi ynë të kalojë pragun e 200 000 të infektuarve që nga nisja e pandemisë.
Rastet e reja janë në këto bashki: 110 në Tiranë, 10 në Fier, nga 9 qytetarë në Vlorë, Sarandë, Berat, nga 8 qytetarë në Mallakastër, Lushnje, Durrës, nga 6 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, 4 në Skrapar, nga 3 qytetarë në Përmet, Divjakë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Lezhë, Kamëz, Korçë, Dimal, Gramsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Dibër, Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Malësi e Madhe.
Në të gjithë vendin janë 6694 pacientë aktivë me COVID-19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.