Bota 5 viktima të tjera në Greqi, rritet numri i të prekurve

5 viktima të tjera në Greqi, rritet numri i të prekurve

Pesë pacientë të tjerë kanë gjetur vdekjen këtë të martë në Greqi si pasojë e Covid 19.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se totali i viktimave në këtë vend ka shkuar tashmë në 121.

Mosha mesatare e të vdekurve është 74 vjet, ndërsa 91% e tyre kishin një sëmundje themelore.

Lajme të këqija vijnë nga të prekurit e rinj. Në 24 orët e fundit janë shënuar 156 pacientë pozitiv që e çon shifrën e përgjithshme të të prekurve nga koronavirusi në Greqi në 2401.

Shumica dërrmuese (150) nga të prekurit e rinj i përkasin strukturës akomoduese të emigrantëve në Kranidi. Qyteti për këtë arsye është vendosur i gjithi në karantinë për 14 ditët e ardhshme.