Ajo është një nga lideret me mandatin më afatgjatë në Evropë dhe padyshim, një nga më të fuqishmet.
A mundet ne të kuptojmë nëpërmjet jetës së Angela Merkelit se si një fizikante nga Gjermania Lindore komuniste, u bë një figurë kaq e lartë në politikën globale?
Kur bëhet fjalë për liderin më të fuqishëm të një vendi, votuesit janë kuriozë të dinë nëse jeta e tyre përpara hyrjes në politikën e qetë apo të trazuar, ka ndikuar ose jo në pikëpamjet e tyre.
A mund të ndihmojnë prirjet personale të të kuptuarit për të parashikuar përgjigjet ndaj krizave të ardhshme?
Kancelarja gjermane, Angela Merkel e cila fitoi një mandat të katërt është e njohur si një person intensivisht e rezervuar, e prirur për të shmangur çdo formë të vetëpromovimit, nuk të lë shumë hapësirë për t’iu përgjigjur me lehtësi këtyre pyetjeve.
“American Eye” sjell më poshtë 50 fakte nga jeta e gruas më të fuqishme në botë.
Karriera politike
1- E lindur në vitin 1954, e bija e një pastori protestant, Horst Kasner dhe e një mësueseje të gjuhës angleze, Herlind Kasner, Merkel u zhvendos nga Hamburgu në qytetin gjerman të Quitzow, (atëherë pjesë e Republikës Demokratike Gjermane RDGJ), kur ajo ishte shumë e vogël.
2- Më e madhja e tre fëmijëve, Merkel e kaloi fëmijërinë në seminar, atje ku punonte i ati i saj.
3- Gjatë viteve të shkollës, “Kasi”, një pseudonim i vendosur nga shokët e saj, u dallua si një studente e shkëlqyer e tërhequr pas gjuhës ruse dhe kulturës sovjetike.
4- Pasi përfundoi doktoraturën, në Berlin, Merkel punoi si kimiste kuantike në Akademinë e Shkencave, në Gjermaninë Lindore.
5- Ish-kolegët e saj e kanë përshkruar atë si të turpshme, të zellshme dhe gjithmonë e prirur për të kërkuar të dhëna të sigurta.
6- Në një biografi të autorizuar, të botuar në vitin 2013, Stefan Kornelius shkruan se Merkel zgjodhi të punonte si shkencëtare, sepse asaj i mungonte guximi për të shprehur hapur revoltën e saj kundër regjimit komunist.
8- Ndërsa, shumë të tjerë, besojnë se ajo zgjodhi me zgjuarsi një fushë e cila favorizohej nga komunistët.
9- Merkel ishte 35 vjeçe kur u rrëzua Muri i Berlinit.
10- Gjatë një incidenti që është konsideruar një stereotip për politikanen e tërhequr, Merkel shkoi si zakonisht në trajtimin e saj të përjavshëm në sauna me një mike, më 9 nëntor 1989, përpara se të bashkohej me turmat që ishin duke kaluar kufirin për në Berlinin Perëndimor.
11- Papritur, e liruar nga kontrolli i qeverisë komuniste dhe policisë sekrete të Stasi-t, Merkel u bashkua me zyrën e Berlinit, një partie të re në Gjermaninë Lindore, e quajtur “Zgjimi Demokratik”(Democratic Awakening), partia motër e të cilës ishte Unioni Kristiandemokrat (CDU).
12- Megjithëse, CDU-ja përkrahte disa nga vlerat e të djathtës konservatore të Merkelit, biografët e politikanes kanë spekuluar se zgjedhja e partisë mund të ketë qenë një reflektim i instinktit të saj për pushtet, në vend të ideologjisë së saj.
13- Menjëherë, ajo kërkoi të zhvillonte një takim me liderin e CDU-së, Helmut Kohl, i cili më vonë u bë edhe mentori i saj.
14- Brenda pak muajsh, Merkel u bë e njohur si “vajza e Kohlit” , duke u bërë pjesë e kabinetit të tij të parë, pas ribashkimit të Gjermanisë, si ministre e Rinisë dhe Gruas.
15- Në fillimet e karrierës së saj, Merkel u prezantua nga Kohl dhe shumë të tjerë si një risi në politikë, një politikane e Gjermanisë Lindore, e prirur për të patur sukses dhe gruaja e vetme, në klubin e burrave të CDU-së.
16- “Edhe kur ajo mund të dukej e çuditshme dhe e turpshme, mund ta kuptoje me të parën fuqinë e saj”, tha Herlinde Koelbl, një fotograf i cili e ka fotografuar Merkelin çdo vit, për një dekadë me rradhë.
17- Por, Merkel nuk hezitoi të braktiste mentorin e saj, në vitin 1999 mes një skandali financimesh të CDU-së. Në të vërtetë, ajo e zëvendësoi atë duke u shpallur liderja e re e partisë.
18- Një nga deklaratat e Merkelit, e botuar në gazetën gjermane liberale-konservatore të qendrës së djathtë, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), e themeluar në vitin 1949, u duk si një lloj letre divorci kushtuar Kohl, ku thuhej se CDU-ja duhej të ndahej nga lideri i saj në të njëjtën mënyrë siç duhet të distancohen adoleshentët nga prindërit, për t’u bërë të rritur.
19- Në vitin 2002, Stoiber politikisht, e mposhti lideren e CDU-së, Angela Merkel duke u zgjedhur kandidati i CDU / CSU për zyrën e kancelarit, dhe duke sfiduar Gerhard Schröder. Pas kësaj, masa zgjodhi në favor të Merkelit. Stoiber humbi votën kundrejt Gerhard Schroeder të SPD-së, qeveria e të cilit humbi pushtetin, tre vjet më vonë.
20- Dy muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të vitit 2005, Merkel u betua si kancelarja e parë grua, në Gjermani.
21- Dymbëdhjetë vitet e ardhshme do të ndryshonin në mënyrë dramatike peizazhin politik të Gjermanisë dhe rolin e vendit në skenën botërore.
22- Në 2011, në vitin e dytë të mandatit të saj të dytë, Merkel iu përgjigj katastrofës bërthamore, Fukushima duke e kthyer vëmendjen e partisë së saj drejt energjisë bërthamore.
23- Ajo bëri të ditur publikisht, planin për ta frenuar atë, përgjatë dekadës së ardhshme, me anë të një vendimi që vazhdon edhe sot, nëpërmjet prodhuesve të energjisë elektrike RWE dhe Eon, në Gjermani, të cilët kanë rritur prodhimin e energjisë së rinovueshme, këto vitet e fundit.
24- Në shtator të vitit 2015, gjatë mandatit të saj të tretë, Merkel hapi dyert e Gjermanisë për refugjatët. Akti i guximshëm i kancelares gjermane, pati vlerësime pozitive dhe negative duke rezultuar në atë që ishte padyshim kërcënimi më i madh për pushtetin e Merkelit, rritja e mbështetjes për krahun e djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), si lëvizja e parë gjermane e suksesshme, e krahut të djathtë, që pas luftës.
25- Sipas fjalëve të rivalit të saj, Martin Schulz i Socialdemokratëve të qendrës së majtë (SPD), Merkel është “jashtëzakonisht e aftë, e saktë, e matur dhe inteligjente”.
Kuriozitete nga jeta personale
26- Merkel është martuar dy herë, martesa e saj në 1977-n me një student fizike përfundoi në 1982-shin, ndërsa bashkëshorti i dytë është një profesor i kimisë kuantike, Joachim Sauer.
27- Angela Merkel nuk ka fëmijë, por bashkëshorti i saj aktual ka dy djem të rritur nga një martesë e mëparshme.
28- Ajo është e njohur për mospëlqimin e qenve. Gjatë bisedimeve me Putin në vitin 2007, Presidenti rus solli një qen në dhomën e takimit. Merkel është shumë e frikësuar nga qentë. Disa sugjeruan se sjellja e qenit ishte bërë me qëllim për ta vënë në siklet kancelaren. Por ja si u përgjigj Merkel: “Unë e kuptoj pse e bëri ai këtë – për të treguar që është burrë. Ai është i frikësuar nga dobësitë e veta. Rusia nuk ka asgjë, as politikë e as ekonomi të suksesshme”.
29- Kur studionte, ishte e njohur për mësimin e menjëhershëm të gjuhëve të huaja, madje është vlerësuar me çmim për rusishten, ndoshta e trashëguar kjo aftësi nga nëna e saj që ishte mësuese gjuhe.
30- Kancelarja ka pranuar se ende ha ushqime të Gjermanisë Lindore, si supa Soljanka, e bërë me salsiçe dhe lëng turshi. “Ndoshta më ka mbetur zakon nga periudha komuniste, kur këtë supë e përdornim shpesh në Gjermaninë Lindore”, – është shprehur Merkel për revistat e huaja.
31- Veshjet e saj kanë një ngjyrë të ndryshme çdo herë, por stili është i njëjtë, xhaketë dhe pantallona.
32- Merkel është e njohur për ekspresionet e shumta të fytyrës.
33- Është e gjatë 165 centimetra.
34- I pëlqen shumë të gatuajë për bashkëshortin e saj, madje gjëja e parë që bën në mëngjes është përgatitja e mëngjesit për bashkëshortin e saj.
35- Ushqimi i preferuar është supë patatesh dhe eskallop.
36-Një ndër gjërat që i pëlqen shumë, janë ecjet e gjata në natyrë.
37- Nuk do të shkëputet nga jeta “normale”, nga gjërat që bëjnë njerëzit që nuk janë në pozitat e saj.
38- Merkel ndjek ndeshje futbolli të ekipit kombëtar të Gjermanisë dhe gjithashtu është pjesëtare e një klubi futbolli gjerman.
39- Një nga ngjyrat që vesh me shpesh është bluja dhe nuancat e saj.
40- Kur del për të ecur me një veshje sportive i pëlqen të mbajë kapele.
41-Buzëkuqi i saj është gjithmonë në nuanca natyrale.
42- Nëse do të kishte mundësinë të zgjidhte se ku do të zgjohej në mëngjes, Angela Merkel do të zgjidhte Gjermaninë Lindore, vendin ku është rritur.
43- Gjërat që ajo i bën me siguri dhe ndihet mirë janë: ngjitja në mal, gatimi dhe e qeshura.
44- Merkel i trembet vetëm një gjëje, të mbetet e pambrojtur në ndonjë stuhi.
45- Filmi i saj i preferuar është “Out of Africa”.
46- Si çdo gjerman tjetër, birra është ndër pijet e saj të preferuara.
47- Telefonat e saj janë të thjeshtë dhe të një teknologjie të vjetërsuar.
48- Makinën e saj “Golf” e publikoi në “eBay” për ta shitur me një çmim që fillonte nga 10 000 euro.
49- Në vitin 1982 Angela Merkel u martua për herë të parë me studentin e fizikës Ulrich Merkel, me të cilin u divorcua pas pesë vitesh. Ajo vendosi të mbante mbiemrin e tij.
50- Në vitin 1998 – Merkel u martuar për herë të dytë me kimistin Joachim Sauer.