Edhe pse ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me koronavirusin, Italia ka filluar të mendojë për fatin e turizmit në sezonin veror.
Agjencitë turistike kanë propozuar një sërë masash për të inkurajuar familjet italiane të bëjnë pushime në vendin e tyre, duke ndihmuar në këtë mënyrë turizmin raporton Ansa.
“Bashkë me qeverinë jemi duke bërë një plan ku të përcaktojnë 500 euro bonus për familje”, shkruan udhëheqësja e grupit IV (Italia Viva) Maria Elena Boschi. Gjithashtu kanë kërkuar “lehtësim taksash për ata që vendosin të ristrukturojnë dhe modernizojnë biznesin e tyre të akomodimit turistik”.