500 milion vitet e para, Toka nuk kishte oqeane. Në këtë përfundim del një studim i realizuar nga Universiteti i Colorado-s dhe botuar në revistën Geophysical Research Letters.
Në fakt, studimi kish të bënte me analizimin e një fryrje te Hënës qe rezulton të jetë 20 herë më e madhe se ajo që parashikohej. Të tilla fryrje ka në shume objekte të Sistemit tonë Diellor, por ne rastin e Hënës kemi te bëjmë me një fenomen realisht të pazakontë.
Që shekuj më parë mendohej se Hëna ka pasur një fryrje më të madhe se ajo qe parashikohej dhe ne themel te fenomenit mendohet se ka qene pikërisht forca tërheqëse e Tokës, që në erërat e hershme gjeologjike duhet te ketë qenë më e madhe se sot.
Kërkuesit ndërtuan kështu një model të Tokës pa oqeane, me fjalë të tjera, me mase më të madhe shkëmbore se sa është aktualisht planeti ynë.
Si rezultat, edhe forca tërheqëse e kësaj mase është me e madhe.
Kjo gjendje e planetit tonë, tërësisht shkëmbore dhe pa oqeane, ka përcaktuare dhe fryrjen e Hënës që rezulton të këtë qenë më e madhe se ajo që do të vinte nëse Toka do të ishte ashtu siç është sot me dete dhe oqeane.
Kjo panoramë mendohet se ka dominuar 4 miliard vite me parë, kur Toka ishte ende shumë e re, ne atë periudhë te zhvillimit të saj që quhet era e parë gjeologjike, ose Adeano.