53 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri nga 1075 testime që janë kryer.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se 23 raste janë në Tiranë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, nga 2 qytetarë në Kuçovë, Divjakë, Lushnje, nga 1 qytetar në Shkodër, Mirditë, Durrës, Mallakastër, Delvinë, Maliq, Berat, Dimal, Elbasan.
461 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.
53 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,155 që nga fillimi i epidemisë.