Policia e Korçës ka arrestuar një 53 vjeçar, duke parandaluar një ngjarje të rëndë në familje.
Sipas informacioneve policore, bëhet me dije se pas një konflikti, 53-vjeçari A. K., ka tentuar që të vrasë me thikë dhëndrin e tij, 30-vjeçarin me iniciale B. D.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas marrjes së një telefonate se në fshatin Baban, po ndodhte një konflikt, janë nisur menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se shtetasi A. K., 53 vjeç, pas një konflikti të çastit në banesë me dhëndrin e tij shtetasin B. D., 30 vjeç, ka tentuar t’a vrasë me thikë këtë të fundit”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika, ndërsa materialet i kaluan pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë” dhe “Dhuna në familje”.