Vijon të rritet numri i infektimeve me Covid-19 në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë evidentuar 534 raste të reja pas 4262 testimesh. Sërish Tirana ka numrin më të madh të infektimeve, me 177 të prekur.
49 në Shkodër, 39 në Vlorë, 24 në Lezhë, 21 në Sarandë, nga 17 raste në Pogradec, Krujë, nga 15 raste në Elbasan, Fier.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 81 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë një qytetar 65 vjeç nga Vlora.
Ministria e Shëndetësisë raporton se janë shëruar 89 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,273 që nga fillimi i epidemisë.
Apeli nga Ministria e Shëndetësisë ndaj qytetarëve të moshave mbi 18 vjeç vazhdon të jetë për t’u vaksinuar pasi i gjithë muajit Gusht do të jetë i hapur procesi, në mënyrë që të masivizohet mbrojtja ndaj virusit dhe varianteve të tij.