55 mijë persona kanë hyrë në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit që nga 23 dhjetori, raporton Policia e Shtetit. Fluksi i madh ka bërë që të ketë edhe persona me probleme të ndryshme që janë përpjekur të kalojnë kufirin në mënyrë të parregullt.
Sipas Policisë, 13 vetë kanë përdorur dokumente të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti, viza të vendeve të Bashkimit Europian. Ata që kanë tentuar ta kalojnë kufirin me këto dokumente janë proceduar penalisht për “Falsifikimin të dokumenteve” dhe për “Kalim të paligjshëm të kufirit”.
Për të shmangur sa më tepër rastet e tilla, Policia njofton gjithashtu se ka rritur numrin e efektivëve në Komisariatin e Rinasit, duke rritur dhe numrin e kontrolleve në vijën e dytë, si në hyrje ashtu dhe në dalje.