Nga 3.150 testime në 24 orët e fundit, 563 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 në Shqipëri.
Viktimat janë dy qytetarë nga Tirana të moshave 65-89 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë njofton se 7.894 pacientë janë aktivë, ndërsa 175 pacientë janë të shtruar në spitalet COVID. 16 prej tyre janë në gjendje të rënduar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 494 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 177.713 që prej fillimit të pandemisë.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje që të rritet numri i të vaksinuarve, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku,” – thuhej në njoftimin e ministrisë.
Ndërkohë në vendin tonë ka nisur dhe vaksinimi me dozën e tretë anti-COVID.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë – 4140
Fier – 807
Shkodër – 485
Durrës – 453
Vlorë – 431
Gjirokastër – 367
Elbasan – 341
Berat – 275
Korçë – 228
Lezhë – 179
Kukës – 110