Kryesore 587 raste të reja dhe 3 humbje jete nga Covid

587 raste të reja dhe 3 humbje jete nga Covid

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3,143 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 587 qytetarë.

Rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 241 qytetarë në Tiranë, 40 në Fier, 28 në Berat, 26 në Gjirokastër, 23 në Elbasan, 20 në Durrës, 19 në Shkodër, 17 në Lushnje, 16 në Vlorë, Korçë, 13 në Dimal, 12 në Kamëz, Sarandë, 8 në Kavajë, Përmet, 7 në Mallakastër, 5 në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 4 në Tropojë, Lezhë, Krujë, Bulqizë, Patos, Peqin, Gramsh, Libohovë, 3 në Vorë, Këlcyrë, Devoll, 2 në Selenicë, Himarë, Maliq, Skrapar, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Has, Mirditë, Dibër, Mat, Rosokovec, Divjakë, Konispol, Finiq, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.

Viktimat- Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dhe 3 qytetarë, 1 qytetar 49 vjeç nga Patosi, 1 qytetar 63 vjeç nga Tirana, 1 qytetar 65 vjeç nga Ballshi.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa në të gjithë vendin janë 8,401 pacientë që po kurohen në banesa.

Janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,213 që nga fillimi i epidemisë.