Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se liderët duhet të mbajnë premtimin e tyre për t’i dhënë drejtësi popullit shqiptar.
Ajo thotë se kanë mbetur 6 javë në përfundim të vitit dhe të gjitha institucionet duhet të punojnë me shpejtësi që në këtë periudhë Gjykata Kushtetuese të jetë ngritur.
“Më vjen mirë të shoh progres drejt funksionimit të Gjykatës Kushtetuese në fund të vitit. 6 javë kanë mbetur – Presidenca, Parlamenti dhe Institucionet e drejtësisë duhet të punojnë me shpejtësi. Faleminderit KED-në që siguroi kandidatë të kualifikuar. Liderët duhet që të përmbushin premtimin ndaj popullit shqiptar për drejtësi”, tha Kim.