Extra 6 pjata në menu, shefi i kuzhinës zbulon çfarë konsumoi Zelenskyy në...

6 pjata në menu, shefi i kuzhinës zbulon çfarë konsumoi Zelenskyy në Tiranë: Rojet më rrinin te koka

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenskyy ishte dje në Tiranë në kudër të Samitit për Ukrainën, ndërkohë që niveli i sigurisë për këtë vizitë ka qenë maksimal. Në terren u angazhuan qindra forca policie, përfshirë dhe RENEA-n, ndërkohë që i njëjti monitorim është bërë dhe për ushqimin që Zelenskyy ka konsumuar. Fundim Gjepali, shefi i kuzhinës që gatoi për liderët e rëndësishëm, tha se në menu ishin 6 pjata, në racione të vogla dhe të gjitha me produkte të vendit.

“Pjata e parë ishte një karpaço demi gjysmë e pjekur dhe e tymosur me perime të marinuara, pjata e dytë ishte një kremozo me qiqra me mish të bardhë dhe një salcë me paprika, një rizoto me mish qengji, gjithmonë në racione të vogla, një fileto tartufi dhe kremozo patatesh, një salcë me kakao që e pëlqeu shumë dhe një ëmbëlsirë me lajthi”, tregoi ai në Euronews.

Gjepali tregoi gjithashtu se siguria për presidentin e Ukrainës ishte maksimale dhe gjatë kohës që gatuante kishte përreth rojet e sigurimit.

“Ishte një eksperiencë shumë e mirë edhe për t’u rritur nga ana profesionale. Dreka, ditë samitesh kam bërë shumë në karrierën time, por kjo ishte disi unike për vetë personazhin Zelensky. Kur kam gatuar kam pasur rreth e qark njerëzit që merreshin me sigurinë e presidentit”, tregoi ai.