Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident i rëndë që ka ndodhur në Rrugën e Kombit si pasojë e përplasjes së dy mjeteve.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen pranë Urës së Zogut.
Në aksident u përfshin një fuoristradë Mercedes dhe një autoveturë tip Opel me targa të Kosovës.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona, me të cilëve 4 gra. Këto të fundit udhëtonin me autoveturë.
Të plagosurit janë transportuar për në spital.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e përplasjes.