Vogëlushi John Oliver Zipay, një 6-vjeçar nga Newbury në Shtetet e Bashkuara, fitoi betejën e tij kundër leuçemisë. Pas zbulimit të sëmundjes në vitin 2016, ai u përball me një udhëtim të gjatë, deri në seancën e tij të fundit të kimioterapisë dhe shërimin. Në ditën e kthimit në klasë, në shkollën katolike Shën Helen në Ohio, John Oliver u përshëndet si një hero i vërtetë nga shokët e tij të klasës me duartrokitje dhe ovacione.
Disa ditë më parë mjekët i konfirmuan lajmin e shumëpritur të zhdukjes së sëmundjes dhe vogëlushi mund të thuhet se është plotësisht i shëruar. Siç raportojnë mediat lokale, fëmija u diagnostikua me leucemi akute limfoblastike në vitin 2016, një kancer i rrallë i gjakut që buron nga limfocitet.
Trajtimi dhe kimioterapia e ligështuan shumë fëmijën, i cili për periudha të gjata mungoi në shkollë dhe u detyrua të qëndronte larg miqve të tij. Megjithatë, John Olivero vazhdoi të studionte me ndihmën e mësuesve që e ndoqën deri në shtëpi. Pas kësaj periudhe të gjatë kurimi, djali më në fund u kthye në shkollë dhe pritja që ai mori ishte ajo e një heroi të vërtetë.