Kjo është historia e Dorothy Campbell, 88 vjeç dhe burri të saj Gene, 89 vjeç, të cilët u ndanë për herë të parë mbas 60 vitesh martesë për shkak të koronavirusit.
Pasi ai rezultoi i infektuar u dërgua në karantinë në Qendrën “Life” në Kirkland, e cila është bërë epiqendra e epidemisë në Shtetet e Bashkuara.
Për shkak të situatës të krijuar nga koronavirusi personat që qëndrojnë në karantinë nuk lejohen të kenë kontakt më botën jashtë shkruan Fanpage.it
Ai është në karantinë, e shikon dhe e përshëndet atë pas xhamit të një dritareje.
Dorothy shkon të takojë burrin e saj e shoqëruar nga djali Charlie.
Ajo nuk mund të ecë, nuk mund të përqafojë burrin e saj, por është e detyruar t’i buzëqeshë atij përmes një xhami. Fytyra e tij e reflektohet në xhamin që i ndan, ai nuk e di se kur dhe nëse do të jetë në gjendje ta prekë përsëri.
Ata arritën të shkëmbejnë disa fjalë përmes telefonave, por duke parë në sytë e njëri-tjetrit. Fotografët jashtë qendrës së infermierisë nxituan për të kapur këtë moment kaq të veçantë dhe shumë shpejt fotot e tyre u shpërndanë kudo nëpër botë.
Qendra e shëndetësisë së shtetit në Uashington ka njoftuar se dëshiron të dërgojë inspektorë në karantinë dhe Mike Pence tha se për rastin po zhvillohet “një hetim i plotë”.