Aktori i famshëm i Hollivudit George Clooney mbush 60 vjeç në 6 maj. Vjedhësi i ri i zemrave “Doug” Ross i “E.R.”, mashtruesi i “Ocean’s Eleven”, agjenti sekret atletik i “Syriana” ka lindur në Lexington në 1961. Ai u ‘refuzua’ në audicionin për “Thelma dhe Louise”. Ridley Scott e thirri atë 5 herë, por në fund ai ia dha pjesën Brad Pitt.
Për ironi të fatit të dy kanë mbetur miq shumë të mirë që nga ajo kohë, dhe së bashku garantojnë sukses në film.
Goditja e vërtetë e fatit i erdhi në 1994 me serialin televiziv NBC “ER – Mjekë në vijën e parë” që vazhdoi me një audiencë mbarëbotërore për 15 sezone deri në 1999. Clooney, besnik i karakterit të tij nga sezoni i parë deri në sezonin e fundit, del me titullin “mashkulli më seksi në botë” për revistën People, një rrugë e shtruar për në Hollywood, ku ndërkohë është bërë mik dhe partner i Steven Soderbergh. Të dy planifikojnë së bashku “Out of Sight” (1996) dhe pastaj “Ocean’s Eleven” (2001) duke thyer rekord.
Në fund të viteve 1990 ai luajti në filma si “Batman & Robin” dhe filma siç janë ata të krijuar bashkë me Vëllezërit Cohen “Vëllai Ku je ti?”, 2000, me gurunë amerikan Terrence Malick dhe u bashkua në ekran me Michelle Pfeiffer dhe Nicole Kidman.
Në vitin 2013 ai filloi të takohej me avokaten e bukur Amal Alamuddin me të cilën u martua në vitin 2014 dhe me të cilën ka dy binjakë të lindur në vitin 2017. Një çift që gjithmonë e ka bërë Hollyëood-in dhe jo vetëm të ëndërrojë. Sharmi i George dhe Amal i ka bërë disa të hipotezojnë ngjitjen e tyre në Shtëpinë e Bardhë, duke pasur parasysh angazhimin e tyre në frontin social dhe politik. Clooney ka përkrahur disa herë Hillary Clinton dhe kundër Donald Trump, Alamuddin është në fushë në emër të të drejtave të njeriut.