Një 61-vjeçar është rrëzuar nga kati i dytë i një spitali në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur të hënën, dhe dyshohet të jetë aksidentale.
Siç bëhet e ditur, 61-vjeçari nga Burreli ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po hetohet për zbardhjen e rastit.