Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Roskovec. 61-vjeçari Xhevair Hoxha ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij, Merushe Hazizi 30 vjeç.
Pas krimit, 61-vjeçari është vetëvrarë duke varur veten në një pemë pas banesës.
Shkak i krimit dyshohet të ketë qenë fakti që vjehrri nuk pranonte bashkëjetesën e djalit të tij me Merushe Hazizin. Kjo e fundit është e divorcuar dhe nga martesa e parë ka 3 fëmijë, për të cilët kujdeset ish-bashkëshorti.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit.
Informacioni paraprak i Policisë së Fierit:
Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.