Bota 616 viktima në 24 orët e fundit në Britani. Skocia injoron Londrën,...

616 viktima në 24 orët e fundit në Britani. Skocia injoron Londrën, do të lehtësojë masat

Britania e Madhe sot regjistron 616 viktima nga pandemia e koronavirusit. Nga totali i viktimave, 514 janë regjistruar në Angli, 102 të tjerët në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut. Pothuajse 4600 persona janë të infektuarit e rij, që çojnë bilancin total të të prekurve nga OCVID-19 në më shumë se 138 mijë persona.

Shifra këto, ende provizore nga momenti që mungojnë ende të dhënat javore të personave të vdekur jashtë qendrave spitalore, dhe që pritet të jetë i madh.

Kryeministrja skoceze, Nikola Sturgeon

Ndërkohë kryeministrja e Skocisë Nikola Sturgeon ka deklaruar sot se Skocia do të finalizojë një seri masash lehtësuese për rikthimin në normalitet, pavarësisht nga vendimet e Londrës zyrtare.

Edhe pse masat nuk janë të menjëhershme, ato parashikojnë rikthimin e një pjese të mirë të aktiviteteve, në rast se ata respektojnë kriteret e distancimit social, si dhe rihapjen graduale të shkollave, edhe pse paralajmëroi se aktivitetet masive “do të duhet të presin disa muaj”.