Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 1,227 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 64 qytetarë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.
Janë 503 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët një është në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 41 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,828 që nga fillimi i epidemisë.