67 qytetarë janë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit nga 1239 testime që janë kryer.
Ndërsa një 82-vjeçar nga Tirana humbi jetën si pasojë e kësaj sëmundje.
1119 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 100 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,876 që nga fillimi i epidemisë.