Extra 7 gjërat që duhet të dini para se të vizitoni Gjermaninë

7 gjërat që duhet të dini para se të vizitoni Gjermaninë

Gjëja e parë që duhet të dini kur të vizitoni Gjermaninë është se Berlini ka një ndikim shumë të madh kulturor dhe nuk mund të prisni që atë që shihni dhe mësoni në kryeqytet do ta gjeni dhe në pjesën tjetër të vendit.

Megjithatë, më poshtë do t’ju njohim me disa udhëzime që do t’ju ndihmojnë të mbijetoni në një udhëtim në Gjermani pa marrë parasysh vendin në të cilin do ta gjeni veten.

Respektoni rregullat

Gjermanët duan të luajnë sipas rregullave dhe kur ju të jeni në territorin e tyre duhet të jeni patjetër të tillë. Në rast se ju nuk respektoni rregullat gjithmonë do të shikoni gjermanët të cilët do të jenë kthyer nga ju duke tundur kokën. P.sh, nëse doni te ecni me biçikletë gjithmonë duhet të respektoni semaforin, për të shmangur një gjobë të rëndë të mundshme.

Paguani dhe vërtetoni biletat tuaja të trenit

Në çdo stacion treni ka porta sigurie dhe një person që kontrollon biletat. Nëse ju nuk vërtetoni biletën tuaj para se të hipni ne tren, kontrolluesit e biletave do t’ju gjobisin pa keqardhje.

Njihni zonën tuaj të transportit

Gjithmonë do t’ju nevojitet një biletë për të kaluar nga një zonë në tjetrën dhe për këtë duhet ta njihni mirën vendin ku po shkoni ose të jeni tepër të qartë se ku do të shkoni. Kjo, pasi kontrolluesit e biletave përsëri do të jenë aty duke ju gjobitur.

Jini të përpiktë

Të jesh në kohë për emërimet sociale dhe të biznesit është pjesë e etikës gjermane. Nuk ekzistojnë justifikimet e ndryshme qe përdorni ne vendin tuaj. Le të jetë udhëtimi në Gjermani një mësim në rëndësinë e ruajtjes së kohës që mund t’i sillni në komunitetin tuaj.

Duhani

Ndryshe nga shumica e vendeve në Evropë dhe në botë, pirja e duhanit në bare dhe restorante në Gjermani është përgjithësisht e lejuar, prandaj mos t’ju duket e habitshme kur personi tjetër pranë jush të jetë duke konsumuar cigare.

E diela pushim

Kudo në Gjermani, dyqanet, supermarketet dhe farmacitë mbyllen të dielave, prandaj sigurohuni që të keni gjithçka që keni nevojë para të dielës. Kurse kafenetë dhe restorantet zakonisht janë të hapura gjatë gjithë fundjavës.

Udhëtimi rreth Gjermanisë

Gjermania është e njohur për transportin efikas të shpejtë dhe trenat popullor me shpejtësi të lartë që lëvizin në të gjithë vendin. Megjithatë, ky është edhe opsioni më i shtrenjtë, me një biletë treni nga Berlini në Mynih që kushton deri në 180 euro. Por, ju mund te zgjidhni trenat e ngadalshëm, ndërqytetës që kushtojnë sa gjysma e çmimit të kësaj bilete, ose autobusin me kosto më efektive. Rezervimi i biletave paraprakisht gjithashtu siguron çmime më të mira.