Zgjohesh, bën një kafe, ose një dush, ose shkon në palestër, ne të gjitha kemi rutinën tonë unike, kur flitet për nisjen e një dite të re.
Por një gjë, për të cilën nuk kemi zgjedhje, është që të veshim ato që kemi.
Me një listë detyrash, nuk është e pazakontë që të kalosh gjithë ditën duke vrapuar nga një përgjegjësi te tjetra, ndaj në 2017-n nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa një gardërobë që bën për ty.
Nuk është suprizuese kur flitet për gjërat që duhet dhe s’duhet të bësh, që femrat të cilat frymëzojnë stilin tona kanë një gjë të përbashkët: Ato zgjedhin rehatinë dhe gjithanshmërinë kur vendosin për paraqitjen e tyre.
Me këshillat e femrave më me stil, ne shpresojmë që t’jua thjeshtojmë jetën kur zgjoheni nga krevati:
1.Mos vishni asgjë që nuk është e përshtatshme mjaftueshme për t’i mbijetuar të gjithë ditës
2.Nuk duhet të ndiheni asnjëherë në mënyrë jokomode.
3.Rregulli i rëndësishëm: Nuk duhet t’iu duken shenjat e të brendshmeve.
4.Përpiquni të mos visheni shumë e re dhe e ekzagjeruar.
5.Mos bëni asnjëherë makijazhin përpara se të visheni.
6.Shmangni çdo gjë që ju shpërqendron nga u fokusimi në ato që kanë rëndësi për ju: Zgjidhni veshjet e bukura me të cilat mund të jetoni dhe të punoni në to.
7.Nuk duhet të nisni të visheni përpara se të kontrolloni motin.