Në 24 orët e fundit janë kryer 3070 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 7 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës, Vlorë, Devoll.
Aktualisht janë 84 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,047 që nga fillimi i epidemisë.