Në astrologji, ka gjithmonë një ndarje të shenjave, bazuar në temperamentin e tyre dhe mënyrat se si i përballojnë situata të caktuara. Këto janë 7 shenjat më gjaknxehta e nevrike të zodiakut.
Dashi
Dashi është një shenjë zjarri, prandaj si e tillë, nuk është habi të bëhet shpejt nervoz. Planeti i tij është Marsi, planeti i Luftës, prandaj shpeshherë është i prirur të ketë probleme me kontrollin e impulsit. Kjo nuk do të thotë që Dashi reagon gjithmonë ndaj çdo “ngacmimi”. Pasi arrijnë ta njohin këtë veti tyren, njerëzit e shenjës së Dashit, mund të lënë dhomën, të shkojnë në një vend ku janë vetëm dhe ta largojnë gjithë nervozizmin e tyre ose ta shfryjnë atë një një objekt të pajetë. Këto janë mënyra të shëndetshme për t’u qetësuar.
Demi
Demi është i njohur për sjelljen e qetë dhe miqësore, por edhe ata kanë një temperament tepër të rëndë, pak a shumë si një “stuhi e qetë”. Demi është i durueshëm dhe do të përpiqet të mos reagojë deri në fund, por nëse ju i çoni gjërat shumë larg, ata do t’jua kthejnë disa herë më keq, pak a shumë si vetë simboli i shenjës së tyre: demi.
Binjakët
Binjakët mund të kenë dy anë ekstreme të personalitetit të tyre, duke patur kështu një gjendje shpirtërore të çuditshme. Asnjëherë nuk dihet nëse dhe kur do shpërthejnë, apo thjesht do largohen qetësisht. Për ta, mënyra më e mirë për t’u qetësuar është humori dhe shpesh i inkurajojnë të tjerët për të njëjtën gjë.
Luani
Luani mund të jetë befasues kur bëhet nervoz. Personi të cilit po i drejtohen aq me nerva, ndonjëherë mund të ndihet keq pasi me siguri nuk e ka parë në atë gjendje kurrë më parë. Njerëzit e kësaj shenje duhet të punojnë për të gjetur mënyra më të buta reagimi dhe ta përqendrojnë energjinë e tyre në një vend më të shëndetshëm. Në vend që të sulmojnë, personat e shenjës së Luanit, duhet të bëjnë një pauzë e të marrin një moment për t’u qetësuar, në mënyrë që të mos thonë gjëra, për të cilat mund të pendohen më vonë.
Virgjëresha
Kur shenja e Virgjëreshës ndihet e mërzitur, ajo ka aftësinë të veprojë në mënyrë të llogaritur, edhe me nervat e saj. Njerëzit e kësaj shenje i sjellin të tjerët me këmbë në tokë me fjalët e tyre dhe mund të shkaktojnë plagë të thella, vetëm duke kritikuar. Si një prej shenjave më të disiplinuara të zodiakut, ajo çfarë mund të bëjnë personat e kësaj shenje është të gjejnë disa mënyra për t’i thënë fjalët në mënyrë më konstruktive, pasi ndonjëherë mund t’i lëndojnë të tjerët edhe pa e ditur.
Akrepi
Ndonjëherë, mënyra si Akrepët i shprehin emocionet e tyre është befasuese. Kjo shenjë i shfaq nervat, duke reaguar në mënyra manipuluese, agresive ose pasive. Zakonisht, përpiqen mos të duken haptazi se janë nervozë, por do të bëjnë diçka për të “ulur” disi personin që i mërziti.
Peshqit
Pjesa më e madhe e njerëzve, i mendojnë Peshqit si njerëz të qetë, por nuk është gjithmonë kështu. Ata janë një nga shenjat që zemërohen më shpejt. Shpeshherë e frenojnë veten, duke i rikujtuar se nuk ja vlen të shpenzosh energji negative.
Ajo që vlen për të gjitha shenjat e horoskopit është se vetëm duke njohur veten dhe duke parë me vëmendje se si reagojmë në situata të caktuara, mund të fokusohemi dhe ta përmirësojmë atë, për të marrë më të mirën e çdo situate.