Përveç sallatës ruse, gjelit të pjekur, përsheshit, bakllavasë, (merr frymë), byrekut dhe qofteve, ka disa ushqime që thuhet se duhen konsumuar në vigjilje të ndërrimit të vitit. Pse?! Thuhet se nëse janë pjesë e tryezës atë natë, viti i ri do të shkojë mbarë. Listën e gjeni më poshtë, pastaj ju vendosni!
Spinaq
Jeshillëku nuk duhet t’i mungojë tavolinës, aq më tepër për Vit të Ri. Gjethet e spinaqit simbolizojnë paratë, kështu që jepini!
Fasulet
Njësoj si spinaqi edhe fasulet simbolizojnë paranë. Më specifikisht, monedhat.
Rrush
Mos harroni 12 kokrrat e rrushit! Nga një për çdo muaj të 2020-ës.
Mish derri
Derrat konsiderohen si ushqim me fat për Vitin e Ri sepse ata lëvizin shpejt kur janë të ushqyer. Përveç kësaj, vetë trupi i tyre simbolizon një kuletë të mbushur me para.
Kek në formë unaze
Ëmbëlsira jonë hit është bakllavaja, por nëse bëni dhe një kek në formë unaze nuk humbisni gjë. Kjo traditë me origjinë greke simbolizon “ciklin perfekt”.
Peshk
Ushqimi me bazë peshku s’duhet t’i mungojë darkës suaj. Peshku përfaqëson progres.
Shega
Nëse nuk konsumoni, shpërndani disa kokrra shegë në tryezën tuaj. Ky frut historikisht ka simbolizuar prosperitetin dhe mbarësinë në shtëpi.