Një vajzë shtatzënë nga Tirana ndërroi jetë në spital këtë të premte, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë virusit. Ndërkohë 7 persona gjithsej humbën jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar në 2753 numrin total të viktimave që nga nisja e pandemisë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë 4 qytetarë ishin nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi 53 vjeç, 1 qytetar nga Berati 81 vjeç dhe 1 qytetar nga Vlora 86 vjeç.
Një rënie të lehte pësuan infektimet ditore. Nga 3500 testime raportohet për 445 raste të reja. Kryeson Tirana me 192 infektime, e ndjekur nga bashkia Shkodra, Kamza Kruja dhe Elbasani.
Rastet aktive në vend janë ulur në rreth 7 mijë e 500 persona. Ndërsa në Spitalet COVID po trajtohen 170 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit janë negativizuar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160 mijë që nga fillimi i epidemisë.