Bayern Munchen ka paraqitur një ofertë zyrtare për shërbimet e Harry Kane, goleadorin dhe kapitenin e Tottenhamit.
29-vjeçari ka edhe një vit kontratë me klubin londinez. Kane nuk ka ndërmend të rinovojë, ndërkohë që presidenca angleze po u reziston ofertave për “yllin” e skuadrës.
70 milionë euro + bonuse është oferta e kampionëve të Gjermanisë për kapitenin e kombëtares së Anglisë.
Propozim që është refuzuar në mënyrë kategorike nga presidenti i Daniel Levy, një person me të cilin është tmerrësisht e vështirë të bësh biznes.
Harry Kane u kërkua nga klubi bavarez edhe gjatë verës së kaluar për të zëvendësuar Robert Lewandowskin. Me “bomberin” polak që u transferua te Barcelona si lojtar i lirë.