Ministria e Shëndetësisë ka informuar për situatën e Covid në 24 orët e fundit.
Janë kryer 1,147 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 70 qytetarë.
Aktualisht janë 434 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.
Ndërkohë janë shëruar 140 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,603 që nga fillimi i epidemisë.