Një krim i rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 70-vjeçar është vrarë me sëpatë nga fqinji i tij dhe trupi i ishte hedhur në kanal.
Ngjarja ka ndodhur të enjeten në fshatin Boks, që fillimisht ngjarja u raportua se 70-vjeçari me iniciale M.B. ishte gjetur i vdekur në kanal për shkaqe natyrale. Por grupi hetimor i policisë ka mundur të zbardhë se ngjarja është vrasje dhe jo vdekje për shkaqe natyrale.
Nga hetimet rezulton se 70-vjeçari ishte goditur me sëpatë nga fqinji duke i shkaktuar vdekjen.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, 60-vjeçarin me iniciale Xh.Z., i akuzuar për vrasje me dashje.
Nga provat e siguruara dyshohet se 60-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sëpatë në kokë 70-vjeçarin i cili për shkak të goditjes, ka rënë në kanalin e fshatit Boks, ku u gjet i pajetë më pas.
Arma e krimit është sekuestruar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.