73 qytetarë janë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 1041 testime që janë kryer.
Ministria e Shëndetësisë informon se 22 raste pozitive janë në Tiranë, 9 në Sarandë, 5 në Delvinë, nga 4 qytetarë në Vlorë, Divjakë, Durrës, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Krujë, Patos, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Librazhd, Gramsh, Poliçan, Kuçovë, Korçë, Dropull, Selenicë, Mallakastër, Lushnje, Shijak, Mirditë, Lezhë, Tropojë, Kukës.
Si pasojë e koronavirusit, një 77-vjeçar nga Shkodra humbi jetën.
974 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 39 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar.
217 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,093 që nga fillimi i epidemisë.