Edhe sot Britania e Madhe ka regjistruar 768 viktima, dhe pothuajse 5400 persona të reja janë shpallur si të infektuara.
Vendi po arrin pragun e 20 mijë viktimave zyrtare, me studime që pohojnë se shifra e vërtetë mund të jetë shumë më e madhe, duke përfshirë viktimat jashtë spitaleve që ende nuk janë llogaritur.
Por edhe pse qeveria ka deklaruar se masat parandaluese duhet të mbeten prioritet në vend, qytetet britanike kanë filluar sërish të popullohen, dhe karantina në ditën e saj te 35-të duket pothuajse një kujtim.