Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 77 raste të reja me COVID-19 në Kosovë nga 649 testime.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 46 raste, Fushë Kosovë 7 raste, Gjakovë 5 raste, Vushtrri 4 raste, Gjilan 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Deçan 2 raste, Drenas 2 raste, Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan dhe Shtime.
Po ashtu bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë vdekje me COVID-19.