Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes.
Po ashtu njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 4136 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 8 qytetarë. Rastet e reja janë 4 në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Sarandë dhe Kolonjë.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Aktualisht janë 101 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendi, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.
Janë shëruar edhe 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,059 që nga fillimi i epidemisë.