Ryan Kaji është vetëm 8 vjeç dhe është shpallur ylli më i paguar në YouTube i vitit me rreth 26 milion dollarë, sipas Forbes.
Ai ka ndërtuar një ‘perandori të biznesit’ nga rishikimi i lodrave me ndihmën e prindërve të tij. Kaji fitoi rreth 26 milion dollarë, sipas Forbes, bazuar në shifrat paraprake nga qershori 2018 deri në qershor 2019 duke rritur të ardhurat me 4 milion dollarë më shumë se një vit më parë.
Kanali i tij quhet Ryan ToysReview dhe ka 23 milion abonentë. Kanali filloi me hapa të ngadaltë deri sa në vitin 2015 një video e Ryan u bë virale e cila tani ka më shumë se 1 miliard shikime.
Perandoria e biznesit të Rianit është sigurisht më e komplikuar tani, pasi ka kaluar nga furça e dhëmbëve në një shfaqje televizive me ndihmën e ndërmarrjeve argëtuese për fëmijë.
Kompania solli markën Ryan në Colgate, Nickelodeon, Bonkers Toys, Roku dhe Walmart, duke zgjeruar Ryan nga YouTube. Tani, mallrat e Botës Ryan mund të gjenden në Target, Walmart dhe Amazon. Linja e tij ka më shumë se 100 lodra në të, sipas Forbes.