Aktualitet “8 vjet nga 21 janari”, Motra e Ziver Veizit: Ende nuk kemi...

“8 vjet nga 21 janari”, Motra e Ziver Veizit: Ende nuk kemi parë drejtësi, kemi shpresë te SPAK

Tetë vite nga protesta e 21 janarit familjarët e 4 viktimave që u vranë shprehen se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre.

Në një intervistë ekskluzive për Ora News motra e Ziver Veizit shpreson që kjo çështje do të mund të zbardhet me krijimin e SPAK.

Motra e Ziver Veizit: E kam përjetuar shumë keq, kam kaluar edhe në gjendje kome. Më erdhi e papritur, nuk kishin mbushur dy vjet që më kishte vdekur vëllai i parë që ma shtypi makina. Edhe drejtësi për atë akoma nuk kemi gjetur. Unë nuk dua ti kujtoj sepse janë shumë të hidhura për mua, dy vëllezër. Ai kishte shumë afrim me vajzën. Atë ditë që vajti në Tiranë vinte nga Greqia dhe i tha “do të kthehet babi, pasi të kthehet andej”. Nuk mundi të kthehej. Drejtësi nuk kemi gjetur akoma, megjithatë presim. Kemi pasur takime me kryeministrin, por këto i ka drejtësia. Me këtë drejtësinë e re kemi shpresë, me SPAK dhe BKH. Nuk kemi ankesa nga qeveria, kemi ankesa nga drejtësia.