Bota 80 mln dollarë në flakë, momenti kur rrëzohet avioni luftarak amerikan, piloti...

80 mln dollarë në flakë, momenti kur rrëzohet avioni luftarak amerikan, piloti hidhet me parashutë (VIDEO)

Një avion luftarak F-35 u përfshi nga flakët pas një rrëzimi në bazën ushtarake Eielson në Alaskë, por piloti arriti të shpëtonte i palënduar.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur avioni humbet kontrollin dhe përplaset në tokë, duke shpërthyer në flakë, ndërsa piloti zbret me parashutë.

Ende nuk është e qartë se çfarë e detyroi pilotin të braktiste avionin, por autoritetet ushtarake e kanë cilësuar incidentin si një ngjarje me “dëme të konsiderueshme”. Ai u dërgua në spitalin ushtarak Bassett Army Hospital për kontrolle mjekësore.

Koloneli Paul Townsend theksoi se siguria e personelit mbetet prioritet dhe se Forcat Ajrore të SHBA-së do të kryejnë një hetim të plotë për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen. Ai gjithashtu theksoi se piloti ishte duke kryer “procedura standarde” në momentin e incidentit.

F-35A, avioni më i ri luftarak i Forcave Ajrore, ka zëvendësuar modelet F-16 Fighting Falcon dhe A-10 Thunderbolt II. Vlera mesatare e këtij avioni është rreth 81 milionë dollarë, dhe aktualisht në bazën Eielson janë të stacionuar 54 avionë të tillë.

Ngjarja e fundit vjen pas një rasti të ngjashëm në shtator 2023, kur një F-35 u rrëzua në Karolinën e Jugut dhe piloti e braktisi avionin pa e ndalur. Incidenti shkaktoi një reagim të madh publik pasi avioni u shpall i humbur për 24 orë. Një hetim i ushtrisë konkludoi se piloti kishte dalë nga avioni pa pasur nevojë, duke e lënë të fluturonte i pambikëqyrur për 11 minuta para se të rrëzohej.

Forcat Ajrore të SHBA-së vazhdojnë hetimet mbi shkaqet e incidenteve dhe përpiqen të rrisin sigurinë e avionëve luftarakë në operacione.