Tomi Frashëri është drejtuesi i ri i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP).
Në seancën e sotme parlamentare, 80 deputetë votuan pro emërimit të Frashërit, 9 kundër dhe abstenim 8.
Frashëri merr postin pas dorëheqjes se Ilir Zelës.
Më parë, Tomi Frashëri ka mbajtur postin e shefit të Protokollit të Kryeministrit Edi Rama.
AMA dhe AKEP kanë role kyçe në ligjet e reja mbi median online të votuara sot në Kuvend.