Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit kanë rezultuar me COVID 81 qytetarë nga 1,224 testime.
Janë 634 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 37 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.
Janë shëruar 102 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,764 që nga fillimi i epidemisë.