SHBA po ndërmerr një seri hapash për të siguruar Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai dhe për të mundësuar largimin e sigurt të personelit amerikan dhe aleatëve nga Afganistani nëpërmjet fluturimeve civile dhe ushtarake. Gjatë 48 orëve të ardhshme, sipas diplomacisë amerikane do të jete zgjeruar prania e trupave amerikane të sigurisë në gati 6,000 trupa, me një mision të fokusuar vetëm në lehtësimin e këtyre përpjekjeve.
Pentagoni autorizoi një mijë trupa shtesë për të ndihmuar në evakuimin nga Kabuli, tha një zyrtar amerikan duke e çuar numrin e përgjithshëm të trupave amerikane që priten në Afganistan përkohësisht në 6,000 ushtare. 1,000 trupa shtesë janë pjesë e Divizionit te 82 -të Ajror amerikan.
Sipas departamentit amerikan i shtetit nga sot dhe gjatë ditëve të ardhshme, SHBA do të transferojë jashtë Afganistanit mijëra qytetarë amerikanë që kanë qenë rezidentë në këtë shtet, si dhe punonjës të punësuar në shërbim të misionit amerikan në Kabul dhe familjet e tyre si dhe shtetas të tjerë afganë në rrezik jete. SHBA ka premtuar se do të përshpejtojë evakuimin e mijëra afganëve që kanë të drejtë për Vizat Speciale të Emigracionit në SHBA, gati 2,000 prej të cilëve tashmë kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara gjatë dy javëve të fundit.
Afganët që kanë kaluar kontrollin e sigurisë do të transferohen drejtpërdrejt në Shtetet e Bashkuara. Pjesa tjetër rreth 88 mijë do të shpërndahen në vendet mikpritëse. Deri tani gatishmërinë për të strehuar përkohësisht refugjatët politikë afganë që kërkojnë hyrje në Shtetet e Bashkuara kryesisht përkthyes, dhe ndihmës të tjerë të ushtrisë amerikane dhe familjare te tyre e kane shprehur qeveria kanadeze ajo shqiptare dhe e Kosovës.
Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se vendi i tij do të strehojë përkohësisht qindra afganë që punuan me forcat ushtarake paqeruajtëse perëndimore në Afganistan.
Uashingtoni i kishte kërkuar Shqipërisë anëtare të NATO -s që të shërbente si një “vend tranzit” për “një numër emigrantësh politikë afganë që kanë Shtetet e Bashkuara si destinacionin e tyre përfundimtar
Uashingtoni ka kërkuar edhe nga Kazakistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani që të pranonin mijëra aplikantë, por diskutimet kane bërë pak përparim në këtë drejtim.
Një marrëveshje për strehimin e rreth 8,000 afganëve në Katar, e cila pret një bazë të madhe ushtarake amerikane është afër përfundimit.
SHBA ka dërguar 1.000 vete si personel konsullor në Katar për të përshpejtuar përpunimin e aplikacioneve për Vizat Speciale të Imigrimit.
Qeveria amerikane dhe më shumë se 60 vende të tjera përfshirë Australinë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Republikën e Koresë, Katarin dhe Mbretërinë e Bashkuar thanë në një deklaratë të përbashkët se “ata që janë tashmë ne pushtet në Afganistan mbajnë përgjegjësi për mbrojtjen e jetës dhe pronës njerëzore, dhe për rivendosjen e menjëhershme të sigurisë dhe rendit civil”.
Paqja mbizotëron në të gjithë Afganistanin thanë zyrtarët talibanë, pasi militantët shpallën luftën një ditë pasi pushtuan kryeqytetin.