Shkenca ka finalizuar 9 karakteristika, që tregojnë se ju jeni njerëz shumë inteligjentë, madje më shumë nga ç’mund të mendoni:
Ju jeni krijues
Dr. Katie Davis, një neuropsikologe klinike, i tha Business Insider se krijimtaria është një shenjë e rëndësishme e inteligjencës sepse kërkon të mendosh në mënyrë fleksibël, “jashtë kutisë”, si dhe kërkon aftësinë për të zhvendosur dhe ndryshuar modelet e të menduarit nga një mënyrë në tjetrën.
“Kam punuar me shumë krijues të agjensive të reklamave dhe ata janë disa nga njerëzit më të zgjuar që kam takuar ndonjëherë. Unë shpesh largohesha pas një prezantimi të shkëlqyer të fushatës reklamuese duke menduar: “Truri i tyre funksionon ndryshe. Kreativiteti është marka e tyre e zgjuar.”
Jeni pak të rrëmujshëm e të çrregullt
Kathleen Vohs nga Universiteti i Minesotës thotë se sa më të çrregullt, aq më të zgjuar jeni. Një studim Vohs botuar në Shkencën Psikologjike paraqiti dy grupe për të ideuar përdorime krijuese për topat Ping-Pong. Njëri grup punoi në një mjedis të çrregullt dhe të rrëmujshëm, ndërsa tjetri punoi në një mjedis të rregullt. Grupi i çrregullt krijoi ide shumë më kreative dhe interesante.
Pra, përpara se të mërziteni për tryezën tuaj të rrëmujshme, jepni vetes disa pikë për inteligjencën.
Jeni kuriozë
Nëse ju pëlqen të mësoni, aq më shumë do dini dhe aq më të zgjuar do të jeni. Shkenca e mbështet këtë. Një studim nga Universiteti Goldsmiths i Londrës zbuloi se “mënyra se si njerëzit investojnë kohën dhe përpjekjet e tyre në intelektin personal” (d.m.th. duke ushqyer kuriozitetin e tyre) luan një rol të madh në “rritjen njohëse” (cognitive growth).
Nuk është vetëm fakti që mësoni, por edhe dëshira për të mësuar, që i karakterizon njerëzit inteligjentë.
Flisni me veten
Jo, kjo nuk është një shenjë se po çmendeni, përkundrazi. Një studim nga psikologët Paloma Mari-Beffa dhe Alexander Kirkham nga Universiteti Bangor tregoi se të folurit me zë të lartë me veten përmirëson vetëkontrollin, një formë e rëndësishme e inteligjencës.
Ata u dhanë pjesëmarrësve të studimit një sërë detyrash dhe udhëzime shoqëruese me shkrim, duke u kërkuar atyre të lexonin udhëzimet në heshtje ose me zë të lartë. Përqendrimi dhe performanca e matur nga ata që lexonin me zë të lartë ishte shumë më e mirë.
Keni vetëkontroll të lartë
Nëse ushtroni vetëkontroll duke folur me veten tuaj me zë të lartë, kjo është një shenjë e inteligjencës. Një studim i psikologjisë i vitit 2009 nga Universiteti Yale u dha pjesëmarrësve teste të IQ dhe u ofroi atyre para shpërblimi që mund t’i merrnin menjëherë ose më vonë (për një shumë më të lartë). Ata që zgjodhën të prisnin gjithashtu kishin rezultate më të larta të inteligjencës, duke treguar se rezistenca ndaj marrjes së vendimeve impulsive dhe peshimi me kujdes i opsioneve ndërlidhet me inteligjencën.
Jeni mirë dhe ndiheni rehat edhe nëse jeni vetëm
Nëse ju pëlqen shoqëria juaj dhe nuk keni vazhdimisht nevojë të jeni pranë të tjerëve, kjo është një shenjë e inteligjencës. Një studim i botuar në British Journal of Psychology tregoi një korrelacion midis kënaqësisë me të qenit vetëm dhe inteligjencës.
“Unë përdor kohën që jam vetëm për të menduar, për të dhënë përparësi dhe për të planifikuar, gjë që përforcon vetëkontrollin (shenja nr. 5).”
Jeni gazmorë
Një studim i psikologjisë i Universitetit të New Mexico 2011 zbuloi se humoristët profesionistë dhe njerëzit që shkruanin përshkrimet humoristike të filmave vizatimorë kishin rezultate më të larta në inteligjencën verbale.
Jeni mendjehapur
Një studim i psikologjisë i Universitetit Yale të vitit 2008 tregoi se njerëzit shumë inteligjentë priren të jenë mendjehapur ndaj pikëpamjeve dhe ideve të njerëzve të tjerë. Kjo nuk do të thotë se ata janë të paqëndrueshëm, pasi studimi gjithashtu tregoi se njerëzit mendjehapur kanë më shumë gjasa të besojnë në mendimin e tyre dhe kanë më pak gjasa të manipulohen.
Nuk jeni të bindur që jeni shumë të zgjuar
Psikologët zbuluan efektin Dunning-Kruger, i cili thotë se njerëzit që janë më pak kompetentë apo të zgjuar mbivlerësojnë vazhdimisht aftësitë e tyre mendore dhe e kundërta ndodh, për ata që janë vërtet inteligjentë.
Njohja e kufizimeve tuaja do të thotë që keni më shumë gjasa të rrethoni veten me njerëz që mund të kompensojnë kufizimet tuaja. Kjo gjithashtu ju bën më të uritur për të mësuar më shumë, gjë që ju bën më të zgjuar. Shekspiri thotë: “Budallai mendon se është i mençur, por njeriu i mençur e di se është budalla”.